Po afrohet dita e 30 gushtit, dita e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në Guci, dita kur së bashku vendosim dhe delegojmë përfaqësuesit tonë politik.
Lidhur me ketë fillimisht duhet të ceki që gjatë kohës sa isha deputet, sidomos në kohën e kushtetutbërjes u angazhova sa kisha die dhe mundësi për institucionalizimin e PERFAQSIMIT AUTENTIK të shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo, për arsye se, si atëherë edhe sot, jam i mendimit që të drejtat dhe lirit e shqiptarëve autokton, në këto treva, mund të mbrohen dhe avancohen vetëm përmes subjekteve politike shqiptare, përmes platformave, programeve dhe strategjive nacionale të vemprimit, të cilat në fokus kanë interesin nacional të popullatës shqiptare. Të gjitha këto nuk do ti hartojnë, zbatojnë dhe realizojnë askush tjetër përveç nesh.
Siç e dini kerkesën për komunë të plotë, përdorimin e lirë të flamurit, bashk me shumë të tjera, i inicuan dhe i realizuan partit nacionale shqiptare, prandaj mos pritni të ndodhë që mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona ta iniciojnë partit joshqiptare.
Sigurisht se të gjithë ne mund të gjejmë arsye që mos ti votojmë listat shqiptare, por duhet ditur se si çdokush nga ne edhe ato janë larg ideales apo asaj si do ti dëshironim dhe do të duhej të ishin, para së gjithash të bashkuara dhe reciprokisht të respektuara. Mirëpo, për të gjithë ne identiteti kombëtar, gjuha shqipe dhe flamuri i cili na bashkon, janë ato që na therrasin të votojm vetëm për listat shqiptare.
Në të kaluarën kishim shumë lista shqiptare, sot kemi vetëm dy, nëse vazhdojmë punën e mire, neser do të kemi vetëm një. Prandaj, e kemi fare lehtë. Ditën e diel, me 30 gusht, të gjithë se bashku TË VOTOJM NUMRIN 10 – Listen votuese që mbledh të gjitha trojet shqiptare. Nëse kjo listë është e papëlqyeshme për ndonjë nga ju atëher mund të votoni numrin 7 – listën shqiptare që në vete përmban gurthemelin e subjekteve politike shqiptare. Tjetër zgjidhje ne shqiptarët nuk mund të kemi. Në asnjë mënyrë mos i votoni listat tjera, përfaqësuesit e të cilave këto ditë në mënyra të ndyshme po provojnë të marrin votat tona.
Ditën e diel, me sjelljen tone, siç i ka hije çdo shqiptari, me votën tone, pa u lëkundur fare, duhet zëshëm të ju tregojmë që: Votën tonë nuk e meritoni. Ne jemi shqiptarë!
VOTO VETËM SHQIP – RUMBULLAKSO NUNRIN 10, “KOHA ËSHTË TANI”, që të gjithë të flasim dhe veprojmë me nji zâ!
Koha është që mos të garojm kundër njëri-tjetrit por për njëri-tjetrin.
SË BASHKU JEMI FITIMTAR.
Vasel Sinishtaj
ish deputet në Parlamentin e Malit të Zi,
Kryetar i Këshillit politik të ASH