Deçiqi vazhdon i pamposhtur dhe i fortë!

Ekipi jonë i futbollit KF Deçiq, luajti sonte barazim 2-2 si mysafir kundër ekipit të Buduqnostit në Podgoricë.

Që nga minuta e 16-të, vendasit ishin në epërsi prej 2-0, por me dy golat e Ilir Camaj, Deçiqi nxori një barazim mjaft të rëndësishëm.

Goli i parë i shkëlqyeshëm i Ilirit u vlerësua një “euro-gol”.

Me këtë barazim, Deçiqi vazhdon të ruaj vendin e dytë në Ligen superiore të Malit të Zi, dhe është ekipi i vetëm që ende nuk ka asnjë humbje.

/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri