Sot KF Deçiqi luajti në tjetër barazim në Nikshiq kundër Sutjeskës vendase.
Në minutën e 21-ë Ilir Camaj shënoi për Deçiqin.
Deçiqi ishte në udhëheqje deri në minutat shtesë, pikërisht në minutën e 94-të Sutjeska arriti barazim 1-1.
Megjithatë, në minutën e 96-të Deçiqi humbi një shans të shkëlqyeshëm për fitore. Leon Ujkaj në një kundërsulm, në sekondat e fundit të ndeshjes, arriti të kaloj edhe portierin, por topi qëlloi shtyllën e portës.
Deçiqi vazhdon të ruaj rekordin me asnjë humbje në 15 gjiro të Ligës superiore të Malit të Zi, dhe kështu ruan vendin e dytë.
/MALESIA.ORG/