Shqipëria mbështet financiarisht kurset për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit në Tivar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj, deklaroi se në përputhje me përpjekjen e tyre për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, Qeveria shqiptare ka vendosur të ndajnë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptare.

Më konkretisht, sipas Cakajt, Shqipëria do të mbështesin projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.

Malesia.Org

Furra Tahiri