Ekspozitë fotografike “Tirana 100 vjet Kryeqytet”

Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me Fondacionin kulturor arsimor humanitar “ALSAR”, dhe Qendren kulturore informative “Malesia”, organizon ekspozitën fotografike, “Tirana 100 vjet Kryeqytet”, e cila do të hapet ditën e premte më 29.01.2021, në orën 18 në lokalet e QKI “Malesia”-Tuz.

Gjithashtu Ekspozita do të jetë e hapur gjatë datave 30 dhe 31 janar nga ora 11 deri në orën 18.

Furra Tahiri