Këshilli për reformën zgjedhore në Mal të Zi ka obligimprofesional që më së fundi të realizoj në praktikë premtimet e dhëna qytetarëve për të ndryshuar ligjin zgjedhor, duke dëshmuar vullnetin politik në mes pozitës dhe opozitës, përndryshime cilësore sipas standartëve demokratike evropiane përmjediset multinacionale dhe multikulturore për të aplikuar listate hapura duke respektuar vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur të preferuarit e tyre që duhet të jetë çështje parësore në këtëreformë zgjedhore
Nga Nail Draga
Ndër obligimet e shumta nga Qeveria e re, është edhe angazhimipër reformën zgjedhore, çështje e cila ka ngecur tash disa vite, duke mbetur vetëm dëshirë pa ndonjë angazhim konkret në këtëdrejtim, pa konsenzus nga shumica dhe pakica parlamentare.
Por, formimi i këtij këshilli kohë më parë në kuadër tëParlamentit, dëshmon se shumica e re parlamentare kësaj çështjedo ti qaset seriozisht, e jo si shumica e mëhershme e cila kishtedeklarime të rastit, por konkretisht nuk ka realizuar asgjë. Duke marrë parasysh se në këtë vit në Mal të Zi do të mbahen edhezgjedhje lokale në disa komuna, do të ishte e udhës të punohetsa më parë në këtë drejtim, duke ofruar zgjidhje të pranueshmedhe në favor të qytetarëve në këtë mjedis.
Sindromi i mosbesimit
Bëhet më dije se Këshilli për reformën zgjedhore, duhet deri më30 qershor të këtij viti të përgatisë ligjet dhe aktet tjera për tësiguruar kushtet për zgjedhje të lira dhe të pranueshme. Por, duke marrë parasysh se ekziston sindormi i mosbesimit në messhumicës parlamentare e opozitës aktuale, është e udhës të fillojdialogu, në mes palëve pjesëmarrëse. Dhe një dialog I tillë mundtë realizohet, nëse ekziston vullneti politik për reformenzgjedhore, sepse sipas ligjit nevoitën dy të tretat e shumicës sëdeputetëve për përkrahje të ndryshimeve që për momentin duketsë është mision i pamundur.
Por, duke marrë parasysh se në lidhje me këtë çështje ka punuar këshilli në përbërjen e kaluar, nga shumica e mëhershmeparlamentare, duke përgatitur anën normative, andaj nuk duhetedhe shumë punë për të prezantuar kornizën bazë tendryshimeve për ligjin zgjedhor.
Në sajë të rrethanave shoqërore në këtë mjedis duke dituranimozitetin në mes shumicës dhe opozitën parlamentare, nësenuk arrihet kompromisi, do të ishte e udhës të kërkohet ndihmënga bashkësia ndërkombëtare, për të ndikuar në arritjen e miratimit të ligjit zgjedhor.
Kompromisi i domosdoshëm
Në mjediset me demokraci të pakonsoliduar mos miratimi i njëligji të tillë është dëshmi se subjektet politike kësaj çështje nukiu janë qasur në mënyrë serioze, sepse në rend të parë kanëdominuar interesat partiake dhe jo të qytetarëve në Mal të Zi. Përiudha e kaluar nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura nëvitin 2016, e dëshmon një konstatim të tillë, sepse ndryshimi nëligjin për reformën zgjedhore, meriton një qasje dhe trajtim tëpërgjithshëm, e jo të jetë angazhim dhe interes i vetëm disapartive politike.
Por, në periudhën e kaluar parlamentare e në veçanti në dy vitete fundit në Mal të Zi në praktikë kishim një krizë politike e prezantuar me frymen kleronacionaliste, me përmasa tëneofashizmit që ishte nën ombrelen kishtare të ortodoksizmitserb. Një dukuri e tillë u verejt me rastin me rastin e vendimit tëopozitës për të bojkotuar parlamentin, ndërsa më vonë kulmoime rastin e miratimit të ligjit të lirive fetare(dhjetor 2019), duke qenë katalizator destabilizues në skenën politike në Mal të Zi. Dhe nga një situatë e tillë, nuk ka pasur mundësi reale tëmiratohen ndryshimet në ligjin zgjedhor, andaj në zgjedhjetparlamentare(30 gusht 2020) është shkuar me ligjin ekzistues.
Kush do ti përfaqësojë shqiptarët?
Në këtë Këshill i cili përbëhet prej 14 antarëve, që janë nga 7 prej pozitës dhe opozitës, nuk kemi informacion se në këtëpërbërje do të jetë ndonjë shqiptar. Fjala është për përfaqësuesautentik të shqiptarëve i cili ka legjitimitetitn të flasë në emër tëtyre. Dhe jo vetëm kaq, sepse duhet të trajtohen kërkesat përndryshimin e ligjit zgjedhor, që do të jetë në favor të shqiptarëvedhe popujve tjerë pakicë në Mal të Zi. Duke marrë parasysh se në ndryshimin e ligjit zgjedhor në vitin 2011, si pozita dheopozita ishin bashkë, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura, një qendrim i tillë nuk përjashtohet edhe tani, sepse kurjanë në pyetje shqiptarët ata janë së bashku.
Në këtë aspekt shqiptarët do të ishte e udhës të jenë unik nëkërkesat e tyre, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, partiake apo të klanëve të ndryshme në lidhje me pozitën dhestatusin e shqiptarëve si popull autokton në Mal të Zi. Andaj nëkëtë aspekt ka rëndësi të madhe për ne shqiptarët përfaqësimidhe prezantimi i kërkesave tona sipas standardëve ndërkombëtare, për mjediset multinacionale dhe multikulturoresikurse është në praktikë Mali I Zi.
Mungon harmonizimi i ligjit me kushtetutën
Qytetarët e Malit të Zi nuk mund të realizojnë të drejtënzgjedhore sipas kushtetutës, sepse nuk kanë mundësi tëzgjedhin në mënyrë të drejpërdrejtë përfaqësuesit e tyre.Zgjedhësit në Mal të Zi i japin legjitimitet Kuvendit, ndërsa aipërbëhet në kundërshtim me nenin 83 të Kushtetutës, dhe si itillë është kundërkushtetues, sepse nuk paraqet vullnetin e zgjedhësve. Pikërisht në lidhje me këtë çështje nevoitetharmonizimi i ligjit zgjedhor me Kushtetutën e Malit të Zi, me qellim të respektimit të drejtës së zgjedhësve. Dhe një zgjidhje e tillë mund të realizohet përmes listave të hapura, ku qytetarët tëvotojnë kandidatët sipas preferencave të tyre.
Listat e hapura në favor të demokracisë
Në Mal të Zi nga miratimi i pluralizmit vazhdohet me praktikëne listave partiake, ku liderët e partive, vendosin renditjendefinitive të listave zgjedhore, ku fillimisht vendosin vetën, e mëpas bashkëpunëtorët më të afërt. Është pikërisht renditja e tillë e cila iu pamundëson qytetarëve të vendosin sipas vullnetit tëtyre.
Ndonëse deri më tash në këtë aspekt ka pasur deklarime të rastit,e ate si zakonisht në fushatat zgjedhore, por, konkretisht nukështë bërë asgjë, sepse si pozita dhe opozita në këtë aspekt kanëpasur konsenzus të plotë. Nga një hezitim të tillë del qartë se atai frigohen listave të hapura, duke manipuluar elektoratin votuespër qellime të tyre personale, apo klanëve të ndryshme duke iuservirur listen partiake e cila nuk shpreh vullnetin e qytetarëvepor të partive politike.
E drejta e mohuar e qytetarëve
Nuk ka dilemë së tretmani i tillë ndaj qytetarëve, dëshmon nënçmimin e tyre duke i trajtuar si të pa dënjë, përkatësisht vetëm si votues apo shërbëtorë. Andaj ka ardhur koha që të punohet për ndryshime, duke iu mundësuar qytetarëve të drejten e tyre të mohuar, si kudo në botën demokratike. Nëse do të ketë vullnet politik për të miratuar ndryshimet në ligjin zgjedhor, atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ekzistojnë të gjitha gjasat që të votohet me lista të hapura që do të jetë në favor të demokracisë parlamentare të standardëve evropiane.
Opinioni i gjerë e ka të qartë se nëse dëshirohet që premtimi për reformën zgjedhore të realizohet në praktikë, duhet të eliminohen interesat politike, të cilat deri me tash kanë qenë pengesa kryesore në mos miratimin e një ligji të tillë.
Andaj i mbetet shumicës aktuale parlamentare që në fokusin e veprimtarisë së tyre në këtë drejtim të angazhohën seriozisht për një kornizë të re zgjedhore, e jo për interesa të tyre politike, duke eliminuar paragjykimet, dukuri kjo e njohur vite me radhë në Mal të Zi si nga pozita dhe opozita, që është në kundërshtimin me interesat e qytetarëve.
(Janar 2021)