Abazoviq thotë se Krivokapic e ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë!?

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë që ai ka bërë urim për Kosovën në 13-vjetorin e Pavarësisë.

“E kam uruar Kosovën për Pavarësi, e ka uruar edhe kryeministri,” ka thënë Abazoviq.

Urimi i Abazoviqit është i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

Ndërkaq urimin e kryeministrit Krivokapic nuk e kemi vërejt se është publikuar në faqen e Qeverisë dhe as në faqen e tij personale.
Nëse Kryeministri e ka uruar Kosovën, pse nuk është publikuar?

Në anën tjetër, as Presidenti Milo Djukanovic nuk ka publikuar ndonjë urim drejtuar Kosovës në ditën e Pavarësisë.

/MALESIA.ORG/


Copy

Furra Tahiri