Korrigjohen masat, nga e Hëna hapen lokalet hotelierike në Tuz

Komisioni për mbrojtje nga COVID-19, me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, ka miratuar masa të reja që do të hyjnë në fuqi të Martën, 2 Mars, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas këtij vendimi, në Komunën e Tuzit, nga nesër (e hënë), lejohet puna e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve që kryejnë aktivitete hotelierike në restorante, kafene dhe objekte të ngjashme hotelierike.

Masat e reja vlejnë deri më 9 Mars.

Rikujtojmë se masat për Tuz u korrigjuan pas protestës të javës së kaluar në Tuz.

/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri