Brenda një ose dy vitesh, në Tuz do të zhvillohen tre projekte të mëdha, ku investimet do të kalojnë 10 milion euro, ka thënë Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
“Do të krijohen më shumë se 300 vende të reja pune. Këto tre projekte do të krijojnë kushte që në Tuz nuk do të ketë të papunësuar,” tha Gjeloshaj për Antena-M.
Ai tha se me investitorët kanë rënë dakord për këto projekte, pa përmendur se nga janë investitorët, por tha se kapital do të investohet edhe nga diaspora.
/MALESIA.ORG/