Nga Gjekë Gjonaj
Titulli i këtij shkrimi, aspak afirmativ përshëndetin tonë, m’u imponua pasi para disaditësh shikova në njërin nga televizionet nëgjuhën shqipe në Mal të Zi, një koncertmuzikor, ku ishin të pranishëm qindra njerëz. Edhe pse koncerti zhvillohej në ambient tëhapur , në kohë pandemie, paraqiste një rrezikpotencial infektimi me virusin korona. Në këtërast , fituam përshtypjen, se askujt prej tëpranishmëve, nuk u shkonte ndërmend , apo për momentin e kënaqësisë së vetvetes e kishinharruar atë. Të gjithë sa ishin, i madh e i vogël, tërë kohën, këndonin, vallëzonin, kërcenin, luanin, përqafoheshin e kënaqeshin me zërin e ëmbël të këngëtarit i cili me stilin e tij të veçantëe të mrekullueshëm të këndimit e kishte “ ndezur”” atmosferën si gjithmonë. Këngëtarisolli për artdashësit e Malësisë këngë të njohuranga repertori i tij , duke dhuruar spektakël dheemocione të shumta për qytetarët e mbledhur nëatë ambient. Nuk është ky koncerti i vetëmmuzikor që u mbajt në Malësi në këtë sfidë tëmadhe dhe në këtë situatë shumë kritike përshëndetin tonë – gjënë më të shtrenjtë që kemi.
Përveç koncerteve muzikore gjatë dy muajve tëfundit, sidomos në gusht, jemi dëshmitarë tëorganizimeve të darsmave me qindra të ftuar jo vetëm në Komunën e Tuzit, por edhe në atë tëUlqinit. Gjithashtu edhe të organizimeve të gëzimeve të tjera tradicionale . Dhe në të gjithakëto raste që përmendëm, por edhe në tubime tëtjera, për hirë të realitetit dhe për shkak të së vërtetës duhet thënë se nuk u treguam tëkujdesshëm dhe nuk respektuam të gjitharekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe mjekëve tanë. Nuk e morëmseriozisht këtë pandemi. Rrezikuam jetën tonëdhe të atyre me të cilët komunikojmë. Nukkuptuam se askush nuk mund të na mbrojë mëmirë nga kjo sëmundje atipike, që s’ka rregulladhe standard shërimi, se ne vetveten. Nuk u bindëm të respektojmë rend dhe rregulla, as pas shumë vdekjeve të shkaktuara nga ky virus i më të afërmve, shokëve, miqëve e komshivetanë. Nuk hoqëm dorë nga ahengjet, darsmat në masë e tubimet tjera, që shtojnë rrezikun e përhapjes së virusit. Nuk arritëm të ndërtojmëkulturë dhe ndërgjegje të respektimit absolut tëmasave. Nuk u bëmë mjek të vetvetes, e duhej tëbëheshim. Sepse është kjo luftë për të shpëtuarjetën tonë dhe të tjerëve.
U bënë deri në 300 ftesa në darsma , ndërsavarianti Delta i koronavirusit, për të cilin kishteparalajmëruar e gjithë bota, ka gjetur terrenideal edhe në këtë vend të vogël të Ballkanit. Dasmat të cilat i organizuan disa familjeshqiptare, rezultuan fatkeqe edhe për shumëprej tyre, të cilët nuk i shpëtuan koronavirusit. Numri i të vdekurve si pasojë e infektimit nëvetëm një dasmë shkoi deri në 5 veta. Tëdhënat nga Instituti Publik i Shëndetësisëtregojnë se Ulqini, në raport me numrin e banorëve, radhitet i pari me më së shumti rastetë reja në njëqind mijë banorë.Edhe në Tuzditëve të fundit po rritet numri i të infektuarëve.
I gjithë ky realitet i hidhur nga rritja dhe vdekjae frikshme e vëllezërve dhe motrave tona ngaCovid-19 tregon se ne edhe në rast të kësajpandemie po u japim më shumë rëndësi vesevetona tradicionale sesa jetës njerëzore. Alla–shqiptarçe, luje vallen luj, koronavirusin mos e druj. Çuditërisht, përse akoma nuk po e kuptojnë se këshillat e mjekut janë të shenjtapër secilin, edhe në këtë betejë të vështirëkundër kësaj “ mortaje” e cila e ka vënë botënpërpara!?