Në Tuz, mbahet tryezë e rrumbullakët me temë -Trashëgimia kulturore e Malësisë, ruajtja dhe zhvillimi i folklorit

Më 20 nëntor 2021, në sallen e Kuvendit të komunës së Tuzit, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temën: Trashëgimia kulturore e Malësisë, ruajtja dhe zhvillimi i folklorit.

Kjo tryezë u mbajt nën organizimin e SHKA “KOHA“ nga Dinosha , në kuadër të manifestimit “Malësia fest 2021”, kushtuar festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit kombëtar.

Të pranishmit i përshendetën kryetari i SHKA “Koha”, Sulejman Beqaj dhe sekretari Samir Beqaj, i cili ishte edhe konferencier i kësaj tryezë.

Në këtë tryezë folën:

Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale në Komunën e Tuzit , me temën – Angazhimet e Komunës së Tuzit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Malësisë, përkrahja ndaj Shoqërive kulturo-artistike dhe subjekteve tjera kulturore, Shtjefën Ujkaj, koreograf dhe etnolog, autor i librit Vallet dhe lojërat e Malësisë – ligjëratë mbi instrumentet muzikore si pjesë e trashëgimisë kulturore, veshjen tradicionale dhe folklorin e Malësisë si dhe diskutim i pjesëmarrësve në këtë temë (demonstrim me instumenta frymor), Rita Shkurtaj, kryetare e shoqatës kulturore “Xhubleta e Alpeve shqiptare” nga Malësia e madhe– organizatore e simpozimut shkencor “Xhubleta pasaportë e identitetitkulturor kombëtar” në shkodër me temën – Etnokultura dhe veshja tradicionale e Malësisë së Madhe, Faik Nika,kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar në Mal të Zi – të drejtat e arritura të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar si simbol dhe pjesë e trashëgimisë kombëtare nëpër institucione dhe manifestime kulturore në Mal të Zi.

Malesia.Org