DPS dhe DF në rënie pas zgjedhjeve lokale në tri komunat në Mal të Zi

Në Mal të Zi të dielen u mbajtën zgjedhjet lokale në tri komuna: Cetinë, Mojkovac dhe Petnjicë. Rezultatet u pritën me interes nga akteret politikë jo vetëm në këto komuna por edhe në krejt Malin e Zi për të parë situatën politike në teren pas hunbjes së DPS-it vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare pas 30 viteve në qeverisje, shkruan Ulqini Online.

Rezultatet e ditës së diele teguan se DPS (Partie demokratike e socialistëve) dhe FD (partitë proserbe) pësuan rënie të konisederueshme ndërsa partitë qytetare me orientim promalazez një rritje interesante. Duke e shikuar rezultatin e përgjithshëm në të tri komunat dhe duke e krahasuar atë më rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 rezulton se DPS ka pësuar rënie afër 25%. Sipas të njëjtit kriter mund të lexohet se rënie kanë pësuar edhe partitë proserbe  të grumbulluara rreth DF në shifra edhe më të mëdha, reth 52%. E vetmja parti që ka shënuar rritje befasuese është SDP, parti me orientim promalazez, me afër 33%.

Në Cetinë në mandatin e ardhshëm qeverisja do të varet prej këshilltarëve të SDP-së. Mbrëmë nga kjo parti nuk janë përgjigjur në  pyetjen se me cilat parti do të bëjnë shumicën e re. Në Petnjicë DPS do të vazhdojë qeversijen pasi i ka numrat e mjaftueshëm kurse në Mojkovac qeversija e re do të varet nga votat e këshilltarëve të Lëvizjes URA.

Furra Tahiri