Gjeloshaj: Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Tuz, gjatë vitit 2022

Konfirmohet informacioni të cilin portali Malesia.org, e publikoi ditë më parë, duke u bazuar në burime jozyrtare.

Lajmin për vendosjen e shtatores se Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, në Tuz, tashmë e konfirmoi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për TV Boin.

Gjeloshaj gjatë intervistës në TV Boin, informoi qytetarët e Malësisë, edhe ata në Diasporë, se për vitin 2022, shtatorja e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut është në planin e punës së komunës Tuzit, dhe se komuna do ta organizojë projektin e vendosjes së shtatores sē heroit tonë kombëtar.

Malesia.Org