Zëvendëskryeministri i MZ, Dritan Abazoviq ofron Qeveri të Pakicës, pa DPS dhe DF

Koalicioni “E bardha në të zezë”, propozoi sot formimin e një qeverie të pakicës, pa prezencën e DPS-së dhe DF, për të kapërcyer krizën politike në Mal të Zi.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar (URA), njëheri edhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ofroi krijimin e një qeverie të pakicës dhe theksoi se këtë do t’ua ofrojë të gjithë deputetëve.

Ai thekson se të gjithë duhet të mbështesin konceptin e një qeverie të pakicës me të paktën 49 deputetë, por thotë se aty nuk do të ketë vend për DPS dhe DF.

Abazoviq, theksoi se është koha, që të zhbllokohet rruga drejt BE-së.

Nëse për këtë propozim sigurohet mbështetja e mazhorancës në parlament, do të pasonte një nismë për të testuar besimin e qeverisë aktuale.

Malesia.org

Furra Tahiri