Pas 24 vjet, Lajmet në shqip largohen nga kanali i parë i TVMZ

Pas 24 vjet të transmetimit të Lajmeve në gjuhë shqipe, ky termin nuk do të transmetohet më në kanalin e parë të Televizionit publik të Malit të Zi (RTCG).

Siç u njoftuam jozyrtarisht, lajmet në gjuhën shqipe tashmë do të transmetohen në kanalin parlamentarë. Kjo nënkupton se, përveç se lajmet në gjuhën shqipe më nuk do të jenë në kanalin kryesorë të televizionit publik, por me kalimin e emisionit në kanalin parlamentar, ato më nuk do të kenë një termin të caktuar. Pra, nëse mbledhjet e Kuvendit zgjasin, Lajmet e caktuara për orën 18:30 do të shtyhen për një kohë të caktuar deri në përfundimin e mbledhjes parlamentare.

Një lëvizje e tillë e politikës së Televizionit publik të Malit të Zi (RTCG), sigurisht se shënon një hap mbrapa në informim dhe në të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri