Më 1 korrik 2022, në Vitojë, u mbajt koncert i Qëndrës Kulturore “Pjetër Gaci”, i titulluar “Nata e këngës Shkodrane”, organizuar nga Sekretariati i vetëqeverisjes lokale të komunës së Tuzit.
Mbrëmë, në skene e mrekullueshme të Vitojës, publiku malësor kishte mundesinë të shijojë koncertin “Nata e këngës Shkodrane”, i cili përbëhej nga një repertor që prek magjinë e këngës shkodrane, duke përfshirë disa breza, që nga kënga qytetare e vjetër me traditë, që ruhet me shumë dashuri, duke u kënduar në gëzimet familjare, e deri te perlat që kanë lënë gjurmë ndër vite.
Gjatë këtij koncerti kishim mundësi të dëgjonim zërat më të mirë dhe më të njohur të këngëtarëve shkodranë, në në mesin e të cilëve ishe edhe Mjeshtrja e Madhe, Mukades Çanga. Pjesë e koncertit ishte edhe grupi i “Karajfilave”, si dhe brezi i rinjë i këngëtarëve, të cilët gjatë interpretimit ishin të shoqëruar nga istrumentisë profesionistë.
Koncerti ishte nën kujdesin e drejtuesit të muzikës Ilir Zoga, drejtuesit artistik Bardhyl Hysa dhe drejtutuesit organizativ Dritan Mlika.
Malesia.org