Mbahet Takimi artistik “Një gotë për Gjeloshin”

Komuna e Tuzit, respektivisht Sekretariati për Vetëqeverisje organizoi takimin artistik, “Nje gotë per Gjeloshin”.

Pjesëmarrës në këtë aktivtet që u mbajt nga 30 qershori deri më 3 korrik, ishin artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria – Helidon Haliti, Suzana Varvarica, Ormira Lulani, Mikel Temo, Buron Kaceli; nga Kosova – Musë Prelvukaj, Eshref Qahili, Agim Salihu, Zake Prelvukaj, Genc Rezniqi; nga Maqedonia – Nehat Beqiri si dhe nga Mali i Zi – Vahida Nimanbegu dhe Monika Dukaj. Ata shpalosen artin e vet në vendet më piktoreske të Malësisë.

Qellimi i aktivitete është të lihen gjurmë në mbamendjen tonë artistike (që padyshim lidhet me emrin e piktorit tonë të madh – Gjelosh Gjokaj).

Malesia.org

Furra Tahiri