Gjeloshaj: Ne do të kërkojmë kthimin e pronës tonë stërgjyshore që Plantacionet e përdorin ilegalisht


Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se Kuvendit të Komunës së Tuzit do t’ia përcjell Vendimin për anulimin e vendimeve të Këshillit të Komunës së Titogradit, me të cilin kompania “Plantacioneve”, siç tha ai, “u është dhënë në shfrytëzim prona jonë stërgjyshore, e cila ndodhet në territorin e Komunës së Tuzit dhe të cilën “Plantacionet”, në mënyrë të kundërligjshme dhe me veprime të kundërligjshme, po tentojnë ta kalojnë në pronësi të tyre”.

“Përkatësisht, si trashëgimtarë juridikë të pronës së Kryeqytetit në territorin tonë, pas vendimit do ta regjistrojmë të gjithë pronën në komunën e Tuzit dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për kthimin e pronës së vjedhur dhe për të parandaluar keqpërdorimet nga menaxhmenti i kompanisë “Plantacionet”, e cila në këtë mënyrë i shkakton dëm jo vetëm komunës sonë, por edhe të gjithë shtetit të Malit të Zi, në vend të kësaj, ajo pronë do të jetë në dispozicion të shtetit dhe do t’i shërbejë zhvillimit të komunës sonë”, deklaroi Gjeloshaj.

Ai thekson se “të gjitha këto vendime do të anulohen”. „Ne do t’ia kthejmë komunës pronën e paluajtshme, që edhe komuna të përfitojë drejtpërdrejt prej tyre dhe kështu t’i jepet fund një herë e mirë praktikës së pasurimit të paligjshëm të strukturave të caktuara”, ka theksuar Gjeloshaj.

Furra Tahiri