Nga klubi i basketbollit tonë, KB Deçiq, kanë njoftuar sot se kanë nënshkruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Lojtari i ri i KB Deçiq është Robert Shestani, anëtar i pesëshes së parë të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Shestani në sezonin e kaluar ka luajtur për KB Vllazninë e Shkodrës.
KB Deçiq është në pronësinë e Komunës së Tuzit, klub i formuar vetëm dy vite më parë.
Sezonin 2021/22 fituan kampionatin e Ligës B të Malit të Zi dhe tashmë është pjesë e Ligës elitare të Malit të Zi.
Nga 22 ndeshje sa janë luajtur gjatë kampionatit 2021/22, Deçiqi i ka fituar 20 ndeshje.
Robert Shestanit i urojmë mirëseardhje në Deçiqin e Malësisë.
/MALESIA.ORG/