Komuna e Tuzit dhuron 5000 euro për nënkampionen e botës në Tekvondo, Angjella Berishaj


Fituesja e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior, në sportin e Tekvondosë, Angjella Berishaj, u prit sonte në Komunën e Tuzit nga udhëheqësia e Komunës dhe një grup i qytetarëve të cilët ishin bashkuar për ta përshëndetur medalisten botërore.

Në pritjen e organizuar, Angjella u prit nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, Nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj dhe nga Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj. Ata i uruan Angjellës për këtë arritje të madhe, ndërkaq Kryetari i Gjeloshaj në emër të Komunës i dhuroi 5000 euro për arritjen e saj në kampionatin botërorë.

Vajza nga Tuzi, anëtare e klubit Besa, Angjella Berishaj para dy ditësh e fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior në Tekvondo.

/MALESIA.ORG/