Qani Osmani, kryeredaktor i ri i gazetës “Koha Javore”

Qani Osmani zgjedhet Kryetedaktor i ri i gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore”.

Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion të ia besojnë sociologut dhe publicistit me origjinë nga Maqedonia, me banim në Ulqin, Z. Osmanit.

Nga themelimi, redaktori përgjegjës i “Kohës javore” ishte gazetari Ali Salaj, i cili doli në pension.​

Malesia.org