Më 19 gusht 2022, nën organizimin e SHKA “Rapsha”, për të gjashtën herë me radhë filloi Festivali Mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022″.
Ashtu si edhe vitet e mëparëshme, Festivali filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit, ku grupe nga të gjitha trojet shqiptare përformuan së bashku me valle dhe këngë shqiptare, të cilat krijuan një atmosferë të zjarrtë në sheshin e qytezës së Tuzit, kurse pjesa kryesore ishte në Vitojë.
Në këtë natë skena verore në Vitojë ishte e mbushur përplot me mijëra qytetarë.
Hapjen e Festivalit e bëri drejtori i këtij Festivali, David Junçaj, ndërsa të pranishmit i përshendeti kryetari i Fondit Humanitar Rapsha, Lindon Lajçaj, e gjithë kjo nën moderimin e regjisorit Llesh Nikolla dhe Kristiana Gjonaj.
Në natën e parë të Festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artsitike “Rapsha”- Drume-Hot, Shoqëria Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren, Shoqëria Kulturore Artsitike “ Maja e Karanfilit” – Plavë-Guci, Ansambli “Gurra e Kurbinit” – Laç, Shoqëria Kulturore Artsitike “ Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar, Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Zëri i Luginës” – Bujanoc-Lugina e Preshevës, Ansambli i këngeve dhe valleve “Deçani” -Deçan.
Malesia.org