Angjella Berishaj fiton vendin e tretë në Kampionatin Evropian në Tekvondo


Angjella Berishaj fitoi dje medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinjtë i cili po zhvillohet në Tiranë.

Nënkampionja juniore e botës në kategorinë deri në 67 kilogramë ishte e lirë në gjiron e parë, në gjiron e dytë mposhti gjermanen Julika Cimerling, ndërsa në të tretin fitoi përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Sandic.

Në gjysmëfinale anëtarja e Klubit të Tekvondosë Besa humbi nga përfaqësuesja e Kroacisë, Arijana Orec.

“Si trajner i saj jam i kënaqur me medaljen e fituar, sidomos që e fitoi në një konkurrencë të fortë dhe përballë kishte garuese të moshës deri në 21 vjeç.  Ajo është vetëm 16 vjeç dhe ka performuar në garën e garuesve deri në moshën 21 vjeçare”, tha për agjencinë MINA trajerni i KT Besa Nikollë Gegaj.

Rikujtojmë se vajza nga Tuzi, Angjella Berishaj, në gusht të këtij viti, e nxuni vendin e dytë në Kampionatin Botëror për Junior.

Kampionati Evropian në Tiranë mblodhi 430 garues nga 36 shtete.

/MALESIA.ORG/


 

Furra Tahiri