Prishtina do të ndihmojë financimin e sheshit të ri të Tuzit

Pas premtimit se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë financimin e sheshit të ri të Tuzit, tashmë edhe Komuna e Prishtinës do të bëjë të njëjtën gjë.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, i cili prit sot në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Mbas Tiranës edhe Prishtina do jetë pjesë e sukseseve dhe zhvillimit të Komunës sonë. Edhe Komuna e Prishtinës, me miratimin e kryetarit, tashmë edhe mikut tim Përparimit – do të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e sheshit të Tuzit! Tirana-Prishtina-Tuzi, bashkë për zhvillim“, shkruan Gjeloshaj në faqen e tij në Facebook.

Furra Tahiri