Majori i Rochester Hills, Bryan K. Barnett, viziton Malësinë


Majori i qytetit Rochester Hills nga Michigan-i Bryan K. Barnett, mbërriti sot në Malësi.

Ai u prit nga zyrtarët e komunës së Tuzit, gjegjësisht nga nënkryetari Haris Ramovic, lideri i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, njeheri edhe drejtor i SHPK “Komunale”, shefi i zyres për Diasporen, Mark Lucgjonaj, shefja e kabinetit të kryetarit të komunës, Drita Rukaj si dhe kryeshefi i policisë komunale Rexhep Çunmulaj.

Siç mësojmë, Barnett në Malësi do të qendrojë disa ditë, ku do të mbajë fjalen e rastit në manifestimin kulturorë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, organizuar nga komuna e Tuzit.

Kujtojmë se, Rochester Hills është qytet si motër i komunës së Tuzit.

/MALESIA.ORG/