U përkujtua në Tuz, 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Në ambientet e Kuvendit Komunal të Tuzit, me datë 24 nëntor 2022 u shënua 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Të përmendim se ky Kongres u mbajt nga datat 20-25 nëntor të vitit 1972 me pjesmarrje e 87 delegatëve nga mbarë trevat shqiptare në rajon si dhe nga diaspora.

Me rastin e këtij viti jubilar të kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme kombëtare, të ftuar në këtë organizim ishin Prof. Dr. Mimoza Priku studiuese e gjuhës, Dr. Ismail Doda delegati i vetëm nga shqiptarët e Malit të Zi në Kongresin e Drejtshkrimit si dhe Ismet Kallaba ligjërues në degën e gazetarisë dhe të komunikimit.

Nxënësit dhe pjesëmarrësit patën mundësi të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga profesionistë të fushës.

Organizatore dhe udhëheqëse e këtij paneli diskutimi ishte profesoresha e gjuhës shqipe dhe letërsisë, Sidorela Berishaj.

Furra Tahiri