Ferlushkaj Kotrri: E nesërmja si rrënjë. Studentët shqiptarë-zanafilla e një misioni

Ndërkohë që shumë nga shoqatat shqiptare, por jo vetëm, kërkojnë qëprogramin” e tyre të punës ta kenë sa më gjithëpërfshirës, shoqataMalësia e Madhenë New York fokusohet në dy shtylla kryesore: studentët dhe individët/institucionet në nevojë.

Në një bisedë me kryetarin aktual të shoqatësMalësia e Madhe”, z. Shaqir Gjokaj, ne mund të kuptojmë se me sa devotshmëri, besnikëri dhe qëndrueshmëri në parime funksionon kjo shoqatë që ka mbushur 28 vite tashmë. Sipas z.Gjokaj, nuk vlerësohet vetëm numri i viteve që ke si anëtar i kësaj shoqate por më shumë ka rëndësi respektimi i kodeve etike e morale, besueshmëria dhe përshtatshmëria, si dhe vullneti i mirë për ta çuar para misionin e shoqatës.  

Shaqir Gjokaj ka lindur në Milesh, është arsimuar në Tuz ndërsa studimet për Shkenca Politike i ka vazhduar në Slloveni. Ai jeton në Amerikë që nga viti 1984. Sa i takon përbërjes së shoqatës, të gjithë anëtarët kanë lidhje me Malësinë. Ka anëtarë që vijnë nga Malësia por ka edhe anëtarë që nuk kanë lindur në Malësi por që janë krenarë për prejardhjen e tyre. Nuk ka në këtë shoqatë anëtarë që nuk i përkasin Malësisë.

Kur e pyetëm z. Gjokaj se si funksionon kjo shoqatë, ai na tregoi se: “Ne punojmë me objektiva qarta. Ne funksionojmë përmes dy hallkave kryesore: donatorët dhe shtresat në nevojë. Donatorët kanë besim të plotë në kryesinë e shoqatës dhe ne vetëm zgjedhim mënyrën dhe personat/familjet apo organizatat/institucionet (p.sh. shkollat Malësi, etj.) që kanë nevojë për atë ndihmë. Çdo kërkesë dhe çdo përgjigje ndaj kësaj kërkese shqyrtohet nga Bordi Drejtues dhe pastaj merren vendime.”

Ndër aktivitetet/angazhimet më të rëndësishme të shoqatësMalësia e Madhenë NY përmendim: ndarja e bursave për studentët në Malësi, e cila bëhet një herë në vit; aktiviteti përvitshëm me rastin e Kryengritjes së Malësisë; fushata për mbledhjen e fondeve të nevojshme për çështje rëndësishme; takime me zyrtarë e politikanë për çështje kombëtare dhe sociale, me vëmendje posaçme tek Kosova dhe komuniteti shqiptar Malësi, etj. Me përgjegjësi dhe seriozitet merret nga shoqata edhe organizimi për celebrimet e festave ndryshme kombëtare bëhen në bashkëpunim me shoqatat e tjera që veprojnë SHBA.

Mirënjohja dhe nderimi i të parëve është një virtyt që shqiptarët në përgjithësi e ruajnë, ndaj edhe z. Gjokaj që sot është në krye të kësaj shoqate, nuk harron të përmendë punën e mrekullueshme që kanë bërë drejtuesit dhe anëtarët e mëparshëm tëMalësisë së Madhenë NY. “Shumë anëtarë dhe familje nga Malësia, i janë përkushtuar kësaj shoqate me shumë devotshmëri dhe kjo është arsyeja që ne ia kemi mbërritur në 28 vitet e saj dhe vazhdojmë edhe sot.Zoti Gjokaj vlerësont tubimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë i ashtuquajturiGrupi Golfit Malësia e Madhe”, nga ku përmendim z.Vasel Juncaj, Anton Dedvukaj, Vasel Nikprelaj, Anton dhe Robert Lulgjuraj, Kolë dhe Zef Gjelaj, etj. Gjithashtu, emra si Lek Gjola, Gjon Dedvukaj, familja Gjekë Gjolekaj dhe shumë familje të tjera nga Malësia, kanë dhënë e japin kontribut të vazhdueshëm për shoqatën që në themelimin e saj.

Kur e pyesim z.Gjokaj rreth interesimit të të rinjve, ai na përgjigjet: Janë mjaft të rinj që i kemi të angazhuar në shoqatë, ne i mirëpresim të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e jona.Vemë re një interesim sidomos për të rinj nga familje malësore por që kanë lindur në Amerikë. Ata janë të interesuar të punojnë krah nesh dhe të integrohen më shumë me komunitetin.

Teksa përpiqemi që t’i marrim një mesazh për shqiptarët në Amerikë, z. Gjokaj na përmend vazhdimisht një postulat Bashkimi bën fuqinë”. Dhe ai me këtë, ka ndërmend këtë mesazh: “ ke kujdes familjen, integrimin e rinjve në institucionet amerikane, gjejnë veten mesin e shoqërisë j jetojnë por edhe komunitetin shqiptar. rrijnë larg përçarjeve dhe jenë përkrahës të interesave përbashkëta.

Pavarësisht angazhimeve që dalin gjatë rrugëtimit të saj, shoqataMalësia e Madhenë NY ka mision të saj: të ndihmojë studentët në Malësi të arsimohen e të edukohen në mënyrë që të bëhen pjesë e rëndësishme e strukturave drejtuese në komunitetin ku ata jetojnë; të ndihmojë njerëz në nevojë, institucione që në misionin e tyre kanë rritjen e mirëqënies dhe zhvillimin intelektual të individëve që jetojnë në Malësi.

Arjeta Ferlushkaj Kotrri

New York, Nëntor 2022

Furra Tahiri