U hap fabrika e çipsit në Lekaj, në Komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryeministrin Dritan Abazoviq, pronarin e fabrikës Bedri Kosumi dhe partnerët vendorë, Edi Musovic dhe Valentin Junçaj, sot kanë hapur zyrtarisht Fabrikën e çipsit në komunën tonë.

Kryetari Gjeloshaj në fjalen e tij për të pranishmit tha se ishin të bindur se Komuna e Tuzit mund të jenë “shembull i administratës lokale në Mal të Zi”.

“Ishim të bindur se me punën e përkushtuar dhe kapacitetet tona njerëzore mund të jemi jo vetëm ekonomikisht të qëndrueshëm, por edhe shembull i administratës lokale në Mal të Zi,” tha Gjeloshaj.

Pronari i fabrikës së “Çipsit”, Bedri Kosumi, theksoi se është shumë i kënaqur me cilësinë e prodhimeve vendore, bashkëpunimin me fermerët si dhe mirëpritjen nga Komuna e Tuzit. Prandaj, theksoi ai, zgjodhi Komunën e Tuzës për hapjen e fabrikës dhe falënderoi Qeverinë e Malit të Zi dhe Komunën e Tuzit për mbështetjen e tyre.

Kjo është fabrika e parë e Çipsit në Mal të Zi.

/MALESIA.ORG/