Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për më 11 qershor 2023.
“Me caktimin e zgjedhjeve, ne do të krijojmë kushtet që Mali i Zi të ketë një qeveri deri në fund të qershorit, kështu që nëse arrihet një konsensus në parlament të bëhet edhe zbatimi i regjistrimit të popullësisë, mundemi ta bëjmë edhe atë”, deklaroi Gjukanoviq.