Gjukanoviq dhe Millatoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale


Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar sot (e diel) për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Sipas 88% te votave të numëruara, garën e udhëheqin Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq.

Kandidati i DPS-së në zgjedhjet presidenciale Millo Gjukanoviq sipas rezultateve të pjesëshme ka marrë 35.5 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq fitoi 29.2 për qind. Sipas kësaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve do të shkojnë këta dy kamdidatë.

Në bazë të këtyre rezultateve dhe bashkëpunimit që kanë paralajmëruar Millatoviq, Mandiq dhe Beçiq, sipas gjitha gjasave në raundin e dytë në mes Gjukanoviqit dhe Millatoviqit, zgjedhjet do t’i fitojë Jakov Millatoviq.

Kandidati i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq 19,1 për qind, ndërsa kandidati i Mali i Zi Demokratik l, Aleksa Beçiq 11 për qind.

Kandidatja e SDP-së Draginja Vuksanoviq Stankoviq 3.2 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviq 1.3 për qind dhe Jovan Raduloviq 0.8 për qind.

/MALESIA.ORG/