Tē hanën do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Tuzit – Ferhat Dinosha kryetar i Kuvendit?

Më 27 mars 2023, do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të komunës së Tuzit.

Për këtë seancë është e propozuar të bëhet verifikimi i mandateve të këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tuzit në bazë të raportit të Komisionit komunal zgjedhor mbi rezultatet perfundimtare për zgjedhje tē këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tuzit, të cilat janë mbajtur më 5 mars 2023, dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të komunës së Tuzit.

Siç mëson jozyrtarisht portali Malesia.org, kryetar i Kuvendit do të emërohet Kryetari i Unionit Nacional Shqiptar, Ferhat Dinosha.

Malesia.org