Nik Gjeloshaj, zgjidhet kryetar i Komunës së Tuzit

Sot, në seancen e dytë të Kuvendit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u zgodh kryetar i komunës së Tuzit.

Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin që Nik Gjeloshaj, të zgjidhet kryetar i komunës së Tuzit, e bëri, Ferhat Dinosha.

Për Gjeloshaj votuan 20 këshilltarë.18 nga radhet e Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH-UNSH), Shtjefen Camaj, nga radhet e Demokratëve dhe Adnan Pepiq nga radhet e Partisë Boshnjake.

Ndërsa, keshilltaret e DPS-së, UDSH-së dhe SD-së, nuk moren pjesë në votim.

Në zgjedhjet e 5 marsit Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), fitoi 18 këshilltarë, që nënkupton se ka shumicën absolute në Kuvendit e Komunës së Tuzit.

Shumicës pritet t’i bashkohet edhe këshilltari i Demokratëve Shtjefen Camaj dhe këshilltari i Partisë Boshnjake, Adnan Pepiq.

Në opozitë do të mbesin DPS-ja me 4 këshilltarë, Partia Boshnjake 3 këshilltarë, UDSH-ja 3 këshilltarë, SD dhe Lëvizja për Tuz me nga 1 këshilltar.

Në seancen e radhës do të jenë në rendin e ditës zgjedhjet e tjera të organeve të Komunës së Tuzit.
Malesia.Org