Angjella Berishaj merr medalje të artë në Sarajevë


Angjella Berishaj, anëtarja e Taekwondo klubit “Besa” nga Tuzi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Multievropiane në Sarajevë.

Për Angjellen e cila zyrtarisht ende është juniore, kjo është medalja e saj e parë e artë në konkurrencën e seniorëve.

Në këto gara nga Besa morën pjesë tre garues.

Përfaqësuesja tjetër, Andrea Berishaj në konkurrencën e juniorve mori medaljen e bronztë.

/MALESIA.ORG/