Aleanca Shqiptare dhe UDSh përkrahin Millojko Spajiqin për mandator të qeverisë


Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq vazhdoi sot konsultimet për mandatarin e qeverisë së re.

Ai fillimisht u takua me përfaqësuesit e Aleancës Shqiptare (Forca, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi) Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Saubih Mehmeti.   

Pas takimit, përfaqësuesi i koalicionit Aleanca Shqiptare  Genci Nimanbegu vlerësoi se Millojko Spajiq duhet të jetë mandator, sepse i përket subjektit politik që fitoi më shumë vota në zgjedhjen e 11 qershorit.

Në rezidencën e tij në Cetinë, presidenti Millatoviq bisedoi edhe me përfaqësuesit e Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve  Mehmed Zenka, ka deklaruar se për ta është e pranueshme që mandati t’i takojë Lëvizjes “Evropa tani” dhe tha se Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe vendimtare, me staf që është i gatshëm për një qeveri të qëndrueshme, theksoi Zenka.

“Një qeveri e tillë mund të përbëhet nga dy koalicionet më të forta – koalicioni Zajedno i DPS-së dhe koalicioni PES, si dhe partitë e pakicave”, theksoi Zenka.

 

/MALESIA.ORG/