Njëzet këshilltarë në parlamentin lokal të Gucisë, gjegjësisht dy të tretat, kanë dorëzuar sot iniciativën për shkarkimin e kryetares së komunës, Anella Çekiq, e cila vjen nga radhet e DPS-së.
Siç kumtohet, iniciativën për shkarkimin e Çekiq, e kanë paraqitur për shkak se janë të pakënaqur me mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale, punën e zyrës së kryetares së komunës, mungesën e transparencës në punë dhe një sërë parregullsish të tjera.
Nisma është nënshkruar nga këshilltarët e Koalicionit Shqiptar të përbërë nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Alternativa Shqiptare si dhe këshilltarët e Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Popullore Socialiste.
Iniciativa i është dërguar kryetarit të Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, i cili do të caktojë seancën e Kuvendit të Komunës.
Malesia.org