Votohet Qeveria e e re e Malit te Zi me Kryeminister Millojko Spajiq, tre ministra shqiptarë

Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Millojko Spajiq.

Qeveria është zgjedhur në një seancë që ka zgjatur gjatë tërë natës. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës. Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.

Në Qeverinë e re të Malit të Zi marrin pjesë edhe dy koalicionet shqiptare, Forumi Shqiptar me një nënkryetar të Qeverisë, njëkohësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë Administratës Publike, ndërsa, Aleanca Shqiptare do të mbajë Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Nënkryetar i Qeverisë, njëkohësisht Ministër i Zhvillimit Ekonomik u emërua Nik Gjeloshaj. Ministër i Administratës Publike u emërua ministri i deritanishëm, Marash Dukaj, kurse ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, ministri i deritanishëm, Fatmir Gjeka.

Malesia.org