Djaloshi nga Tuzi, Albin Nikprelaj fitoi çmimin e tretë në Festivalin e Këngës në RTK në Prishtinë.
Të shtunën në mbrëmje ka përfunduar edicioni i parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, i cili për tri netë ofroj emocione të mëdha dhe surpriza me të ftuar të personaliteteve nga fusha e artit.
Kënga “Oj Kosovë” është fituesja historike e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.
Këngëtari Arbër Salihu, i njohur artistikisht si ‘La Fazani’, ka fituar trofeun me simbolin e Kosovës që shkëlqen si dhe medaljoni me shqiponjën e flamurit kombëtar. I njëjti artistë ka marrë edhe Çmimin e Kryeqytetit.
Çmimin e dytë e ka fituar ‘Angus Dei’ me “Një zemër për dy”, ndërsa të tretin malësori Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”.
Përndryshe, Albini është djali i këngëtarit të mirënjohur, Nikollë Nikprelaj.
/MALESIA.ORG/