Sot Kuvendi i Komunës së Tuzit zgjodhi nënkryetarët e Komunës së Tuzit.
Në seancën e sotme, nënkryetarë të Komunës së Tuzit, u zgjodhen Ivan Ivanaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Fisnik Gjokaj, nga radhët e Alternativës Shqiptare. përbërsë të Forumit Shqiptar.
Për zgjedhjen e Ivanaj dhe Gjokaj, votuan 18 këshilltarë nga radhët e Forumit Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), këshilltari i Demokrateve, Shtjefen Camaj dhe Adnan Pepiq, keshilltari i Boshnjakëve, si dhe Damir Beqoviq, nga Lëvizja për Tuz.
Ndersa, këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe këshilltari i Social Demokratëve (SD), apstenuan në votim.
Malesia.org