Deputeti i Forumit Shqiptar, nga radhet e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, kerkoi rihapjen e procesit të montuar policor “Fluturimi i shqiponjës”.
Siç theksohet, sot, gjatë seancës së dëgjimit publik të kandidatëve për prokurorë shtetërorë, përpos të tjerash Camaj ka veçuar kërkesën për rihapjen e procesit të montuar policor “Fluturimi i shqiponjës”, me theks të veçant në përgjegjësinë për torturë, në emër të shtetit, e në dëm të shqiptarëve.
Siç konfirmon për portalin Malesia.org, deputeti Camaj, përkrahjen eventuale për prokurorin e shtetit, përpos çështjeve të tjera, e ka kushtezuar edhe me rihapjen e procesit “Fluturimi i Shqiponjes”, me theks të veçantë në torturë e ushtruar ndaj malësorëve, qoft gjatë arrestimit, ku nuk janë kurrsyer as pleq e fëmijë, qoft gjatë hetuesisë.
Malesia.org