Në votimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit për politikën dhe demokracinë, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përpos dy përfaqësuesve të Serbisë, kundër votoi edhe përfaqësuesja e Malit të Zi dhe e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Nga pjesëmarrësit 31 votuan pro, katër kundër dhe një abstenim.
Kundër votuan dy përfaqësues të Serbisë, një e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Kurse, vota e abstenimit ishte nga Greqia.
Një rreshtim i Malit të Zi me Serbinë, mund të merret si një mesazh që politika e jashtme e Malit të Zi nuk është në përputhje me premtimet pro-evropiane të kësaj Qeveri.
/MALESIA.ORG/