Futbollistët e Deçiqit janë kampionët e rinj të Malit të Zi,.
Klubi nga Malësia KF “Deçiqi”, ka shkruar historinë në Malin e Zi, duke u kurorëzuar kampion për herë të parë në histori të klubit.
Deçiq erdhi në fron me stil, me triumfin në derbin ndaj Sutjeskës pranë Bistricës me rezulrat 1:0, me golin e Drasko Bozoviq, ndonëse luajti 50 minuta me një lojtar më pak, për shkak të përjashtimit të Ujkajt.
Deçiqi renditet në vendin e parë me 67 pikë të grumbulluara, me pesë më shumë se pozita e dytë, Buducnost Podgorica, që ka 62 sosh, me një xhiro të mbetur në elitën e futbollit malazez.
Kështu ekipi shqiptar e thyen dominimin e skuadrës së Buducnostit.
Malesia.org