Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me bashkëpunëtorë, qendroi për vizitë zyrtare në komunën e Tuzit.
Ditën e parë, në ambientet e QKI “Malësia”, u mbajt aktiviteti “Mbrëmja e Gjakovës”, nën shoqërimin e muzikës të Grupit “Rilindja”, nga Gjakova, ngjarje kjo e cila ndodh për herë të parë.
Në ditën e dytë të vizitës së delegacionit të Komunës së Gjakovës në komunën e Tuzit, kryetari i Komunës, z. Lindon Gjelaj së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët e Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj dhe Fisnik Gjokaj, sekretaren Marina Ujkaj priti në vizitë kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, dhe Kryetaren e Kuvendit të Gjakovës, Arbënesha Kuqi me bashkëpuntorët e tyre.
Më pas, vizituan edhe Gjimnazin “25 Maji” si dhe Podrumin e Verës dhe Plantacionet “13 Korriku”.
“Tuzi, faleminderit për pritjen vëllazërore dhe nderin që na dhurove si Gjakovë, duke organizuar Mbrëmjen e Gjakovës, ngjarje kjo e cila ndodh për herë të parë, shkruan në postimin e tij në FB, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Ndër të tjera Gjini theksoi se, që prej se është Komunë, Tuzi ka arritur rezultate impresive në zhvillim , dhe ky fakt i gëzon pa masë të gjithë.
Takimi kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Tuzit dhe Gjakovës dhe krijimin e kushteve për projekte në fushën e kulturës.
Malesia.org