Liga e Kampionëve – KF Deçiqi luan kundër TNS në Uells


KF Deçiqi, kampioni aktual i Malit të Zi, do të luaj të martën ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve (UEFA Champions League) kundër ekipit nga Uellsi, The News Saints.

Kjo është raundi i parë i Ligës së Kampionëve.

Sa i përket tre ekipeve tjera shqiptare në Ligën e Kampionëve, ekipi KF Egnatia, kampioni i Shqipërisë për kundërshtarë ka Boracin e Banja Llukës nga Bosnja e Hercegovina, Kampioni i Kosovës, KF Ballkani do të përballet me ekipin UE Santa Coloma të Andorës, ndërsa kampioni i  Maqedoniosë së Veriut, KF Struga do të luaj kundër kampionit të Sllovakisë,

Sllovan të Bratisllavës.

Komuna e Tuzit ka njoftuar se do të organizojë ndjekjen e ndeshjes në sheshin e ri të Tuzit.

Ndeshja fillon në ora  20:00.

/MALESIA.ORG/