KF Deçiqi vazhdon të shkruaj histori, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Podgoricë kundër kampionit të Gjeorgjisë, Dinamo Batum, Deçiqi arriti të ruaj barazim 0:0, me çka siguroi kalimin më tej, pasiqë në ndeshjen e parë në Gjeorgji kishte fituar 2:0, dhe shkroi histori duke e fituar ndeshjen e parë në Evropë.
Në raundin e tretë Deçiqi do të luaj kundër kampionit të Finlandës, Helsinkit.
/MALESIA.ORG/