Shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi u vendose në sheshin kryesor te Hora e Arbëreshëve në Sicili.
Në këtë vend që konsiderohet si qendër shpirtërore e kulturore e arbëreshëve të Italisë, aty ku dashuria dhe kulti për heroin tonë kombëtar nuk u shua kurrë, ndaj edhe populli aty në krye me bashkiakun Rosario Petta, e kanë mirëpritur këtë iniciativë.
Kjo skulpturë është dhuratë e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, me donator kryesor, aktorin Veli Berisha.
Gjuha dhe kultura e arbëreshëve të Italisë, janë ruajtur me fanatizëm për 600 vjet.
/MALESIA.ORG/