Ndërron jetë Imam Rexhep Lika


Ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare Imami Rexhep Lika.

Imami Rexhep Lika ka lindur në vitin 1940 në fshatin Brajshë të Anës së Malit.

Pas përfundimit të Medresesë detyrohet të shkojë me shërbim jashtë Ulqinit. Lika ishte imam bë Plevlë, në vitet 1963-1965, pastaj në Bijello Pole, më vonë në Malësi për 21 vjet, prej vitit 1966–1987, kurse në Ulqin kthehet dhe ushtron punën e imamit dhe Kryeimamit prej vitit 1987 deri në pensionim.

Imam Rexhep Lika ishte ndër udhëheqësit e Besëlidhjes së Malësisë së 1970.

Ai u dekorua me Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut, një nga nderimet më të larta të shtetit shqiptar.

/MALESIA.ORG/