Në kuadër të shënimit të “1 Shtatorit – Ditës së Komunës”, administrata e Komunës edhe këtë vit ndau çmimet vjetore për individët të cilët dhanë kontribut në jetën shoqërore në Malësi.
Çmimin këtë vit e fituan Mr. Lukë Junçaj dhe Dr. Safedin Beqaj.
Këto çmime u dhanë “për kontributin në ruajtjen e identitetit të mergatës sonë, në organizimin dhe sukseset e diasporës sonë në SHBA si dhe për kontributin e pamatshëm dhënë vendlindjes – Malësisë.”
/MALESIA.ORG/