Rikthehet linja e autobusit Tuz – Podgoricë


Është rikthyer linja e autobusit Tuz – Podgoricë, e cila ishte ndërprerë tash disa vite.

Linja e autobusit Tuz – Podgoricë e cila tashmë operohet nga Ndërmarrja “Komunale – Komunalno” Tuz, ka filluar qarkullimin nga dita e hëne (02.09.2024).

Stacionet lokale përgjatë kësaj linje do të jenë: Dushiq, Vllanë, Vrane, Tuz, Shipshanik, Dheu i Zi dhe Rakiq.

Oraret e nisjes nga Tuzi:
06:00, 07:40, 09:40, 12:00, 14:10, 16:20.
Oraret e nisjes nga Podgorica:
07:00, 09:00, 11:20, 13:30, 15:40, 19:30

Përpos të rikthimi të linjës Tuz – Podgoricë, nga Komuna e Tuzit kanë njoftuar se nga dita e mërkurë (04.09.2024) fillon në qarkullim edhe linja tjetër e cila do të përfshijë vendbanimet Omerbozhaj (7:10), Dinoshë (7:15), Milesh (7:20), Tuz (7:25), Sukruq (7:35), Kodërbudan (7:40), Nënhelm-Deshaj (7:45), Vuksanaj (7:50) dhe Tuz (7:55).

Linja kthyese do të realizohet pas përfundimit të mësimit në orën 14:00.

/MALESIA.ORG/