Kombëtarja jonë e ka nisur me fitore sezonin e ri të UEFA Nations League, pasi mposhti 2:1 Ukrainën në Pragë.
Në pjesën e parë nuk pati gola, dy kombëtaret luajtën shumë kujdesshëm, por në të dytën u realizuan tri, shkruan Indeksonline
Fillimisht ishin “vendasit” që shënuan gol me anë të Konoplya në minutën e 49’të.
Kundërpërgjigjja e Shqipërisë erdhi shpejt, me golin e Ardian Ismajlit në minutën e 54’të.
Kurse golin e fitores e shënoi Jasir Asani në minutën e 66’të.
Shqipëria tani shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. Kurse kundërshtari i ardhshëm do të jetë Gjeorgjia në “Air Albania”.