Dr. Martin M. Bojaj, një shkencëtar nga Malësia, ka publikuar studimin e tij të fundit në Finance Research Letters, revistën kryesore në botë për financa. Punimi i tij, titulluar “Masat financiare dhe kriza bankare: Prova të reja,” hulumton fuqinë e masave të lidhura me ciklet financiare për të parashikuar krizën bankare në 196 vende, duke mbuluar periudhën nga1980 deri në 2020.
Studimi zbulon se raporti kumulativ i kredisë ndaj PBB-së është një tregues kyç për parashikimin e krizave bankare në e konomitë e zhvilluara, por më pak i rëndësishëm për vendet me të ardhura të ulëta dhe ekonomitë në zhvillim. Dr. Bojaj sugjeron se, për të parandaluar krizat bankare, politikëbërësit, sidomos në vendet në zhvillim, duhet të përdorin një qasje më të gjerë dhe të përshtatur që merr parasysh natyrën e veçantëtë ekonomive të tyre.
Rezultatet e këtij studimi kanë rëndësi të madhe për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore në formulimin e politikave që synojnë të parandalojnë krizat financiare dhe të ruajnë stabilitetin sistemik në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë me të ardhura të ulëta.
Albert Camaj
Linku i punimit të botuar:
https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S1544612324013552.
Linku që dëshmon se kjo revistë është numri 1 në botë:
https://scholar.google.com/citations?view_op=top_venues&hl=en&vq=bus_finance.